Mër, Jan 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Kujdesi që duhet të tregoni për ta shmangur lindjen e parakohshme

Shenjat nga të cilat duhet të bëni kujdes, pasi rrezikoni lindjen e parakohshme janë:

 -Kontraktimet e mitrës, ndoshta pa dhembje, që duken si shtrëngime në bark;

 -Kontraktime të shoqëruara me dhembje fundshpine apo rëndesë në pjesën e poshtme të legenit dhe në pjesën e sipërme të kofshëve;

-Ndryshime të sekrecioneve vaginale, si njolla të zbehta apo gjakderdhje e lehtë, lëngu që rrjedh nga vagina ose sekrecione të trasha të përziera me gjak.

Nëse keni më shumë se gjashtë kontraktime në orë, që zgjasin më pak se 45 sekonda, edhe pse mund të mos ndieni dhembje, kontaktoni mjekun ose maternitetin ku shkoni për kontrolle.

 Veçanërisht e rëndësishme është nëse keni gjakderdhje vaginale të shoqëruar me shtrëngime apo dhembje barku.

Arkiva

Kategoritë