Pre, Qer 12, 2026
Banner Top
Banner Top
Kryhet me sukses një operacion i rrallë dhe i ndërlikuar në Spitalin e Mitrovicës

Në Repartin e Kirurgjisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë, është kryer me sukses një operacion i rrallë dhe i ndërlikuar.

Një ekip i përkushtuar i mjekëve kirurgë i udhëhequr në krye me Dr. Fatbardh Rexha, Dr. Lindita Uka-Musa dhe Dr. Besart Abrashi së bashku me ekipën e anestezionit në krye me Dr. Veton Pllana, Dr. Krenare Sogojeva dhe Dr. Erblina Robelli realizuan ndërhyrjen me sukses, duke ofruar kujdesin më të lartë shëndetësor për pacientin.

Bëhet fjalë për sëmundjen jo të zakontë ku një pjesë e lukthit nga hapësira abdominale kalon ne hapësirën torakale e në këtë rast e komplikuar me përdredhje të lukthit rreth vetës duke shkaktuar rrezik për jetën e pacientit.

Diagnozat si në vijim: Hernia hiatalis cum Volvulus ventriculi dhe Ileus et adhensionem dhe Peritonitis serosa

Ndërhyja operatore e realizuar në Hernioraphia cum fundoplicatio sec. Nissen, Adhaesiolysis dhe Gastropexia.

Pacienti tashmë është në gjendje stabile dhe është lëshuar në shtëpi. Ky operacion dëshmon përkushtimin, profesionalizmin dhe përparimin e vazhdueshëm të stafit të Spitalit të Mitrovicës në ofrimin e trajtimeve komplekse dhe cilësore.

Spitali i Mitrovicës mbetet i përkushtuar për të ofruar shërbime shëndetësore të standardeve më të larta për të gjithë pacientët tanë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë