Enj, Dhj 12, 2024
Banner Top
Banner Top
Kryetarja e Mamive kosovare organizon Kongresin e parë të Shoqatave të Profesionistëve Shëndetësor

Magbule Elezi, po ashtu është kryetare e Shoqatës së Mamive të Kosovës.Një nga ndjenjat më të veçanta të jetës së saj, i cilëson ato momente kur vizitonte familje të ndryshme rreth edukimit familjar së bashku me Kryqin e Kuq të Kosovës. Elezi, në vitin 2012 fitoi titulin “Bachelor i Mamisë” pranë Fakultetit të Mjekësisë dhe njëkohësisht është në përfundim të studimeve mastër për “Edukim në Kujdesin Shëndetësor’.

Elezi, ka një prapavijë të madhe profesionale si në fushën klinike ashtu dhe në atë akademike, duke kontribuar si asistente në Fakultetin e Mjekësisë. Kurse në vitin 2016 fitoi bursën nga ICM si “Young Midëives in the Lead”, që u mbajt në Kopenhag të Danimarkës si e vetmja mami nga të gjitha trevat shqiptare. Pra, dashuria për nëna dhe fëmijë akoma më shumë e ka nxitur Elezin që të angazhohet jashtëzakonshëm për të përmirësuar kushtet dhe për t’i përkrahur mamitë që të përmbushin objektivat profesionale.

Kësaj radhe Kryetarja e Shoqatës së Mamive të Kosovës, organizon Kongresin e Parë Kombëtar të Profesionistëve Shëndetësor, në partneritet me Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë, Shoqatën e Infermierëve të Neurologjisë, atë të Laborantëve, Inferimerëve të Psikiatrisë dhe Shoqatat e Inferimierëve – Mamive të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Ky Kongres do të mbahet më datën 6 dhe 7 dhejtor të këtij viti. Kurse afati i fundit për dërgimin e abstrakteve është data 8 nëntor. Abstraktin mund ta dërgoni në emailin: info.kongresi@gmail.com

Image may contain: 1 person, smiling, text

Youtube

Arkiva

Kategoritë