Die, Mar 29, 2026
Banner Top
Banner Top
Komuna e Prishtinës dezinfekton 200 hyrjet e banesave kolektive

200 hyrjet e banesave kolektive të cilat janë nën menaxhimin e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë filluar të dezinfektohen si masë shtesë mbojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Poashtu, secila nga këto hyrje do të pajiset edhe me dezinfektues, derisa efekti i dezinfektimit është 40 ditë.

Komuna e Prishtinës përmes faqes zyrtare në rrjtin social Facebook shkruan:

“Falenderojmë ekipet e NPB-së për angazhimin dhe kujdesin e shtuar gjatë këtyre ditëve.

Ne të tjerët të i ndihmojmë ata duke u kujdesur për mjedisin ku jetojmë dhe duke qëndruar në shtëpi dhe reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme!

Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët!

Sepse, #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë shumë më lehtë!”

Youtube

Arkiva

Kategoritë