Një analizë e re e botuar në BJS (British Journal of Surgery) tregon se kirurgjia e humbjes së peshës mund të ndikojë në rrezikun e një individi për zhvillimin e kancerit.
Ky studim i bazuar në popullsi përdori të dhënat nga baza e Statistikave të Spitalit në Angli, të mbledhura midis viteve 1997 dhe 2012. Gjithsej 8794 pacientë obezë, të cilët iu nënshtruan operimeve për humbje peshe u krahasuan me 8794 individë të trashë që nuk kishin kirurgji.
Pacientët që iu nënshtruan kirurgjisë kishin 77%gjasa për të ulur rrezikun e zhvillimit të kancerit të lidhura me hormon (kancerit të gjirit, të endometriumit ose prostatës) kur u krahasua me pacientët të cilët nuk kishin kirurgji.
Operimi i stomakut rezultoi në reduktimin më të madh të rrezikut (84%) për kancerin e lidhur me hormon, por u shoqërua me një rrezik më të madh se dyfish në rritje të kancerit kolorektal.
Nevojiten studime shtesë për të kuptuar mekanizmat biologjikë pas këtyre gjetjeve./Familja Jonë