Aborti spontan është humbja e pavullnetshme e një shtatzënie përpara javës së 20-të të saj. Kjo ndodh kur embrioni apo fetusi ndalon së zhvilluari dhe dëbohet nga mitra. Shkaqet e tij janë të shumta dhe shpesh komplekse, që variojnë nga faktorët gjenetikë, anatomikë, hormonalë, infektivë e deri te ndikimet e jashtme.
Për të kuptuar më shumë mbi rreziqet, trajtimin dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, për Familjajonë foli Dr. Adnan Shala, gjinekolog-obstetër në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
INFORMATAT:
Simptomat
Hemorragjia vaginale,dhimbjet suprapubike,shtrëngimet e barkut,dhimbjet e shpinës,rrjedhje likidi apo pjesëzazh indore nëpërmjet vaginës.
Shkaqet e aborteve
- Anomalitë kromozomiale dhe gjenetike:
Aneuploiditë janë përgjegjëse për një përqindje të lartë të aborteve spontane të hershme, duke numëruar rreth 50% të tyre. Poliploidia ndodhet mesatarisht në 20 % të të gjitha aborteve.
- Sëmundjet e ndryshme te nënës:
Infeksionet amtare: Toksoplazma/ CMV,treponema pallidum,chlamydia trachomatis,neiseria gonorrhea,streptococus,virus herpes simplex,mycoplasma,uroplasma,listeria monocytogene.
Crregullimet endokrine si hipertiroidizmi ose diabeti mellitus.
Anomalitë e lindura si uterusi unikorn,bikorn,didelf ose me septum.
Anomalite e fituara si mioma intramurale ose submukoze,polipet.
Shkurtimi dhe hapja para kohe e qafes se mitres.
Anomali kromozomiale/ gjenetike.
- Çrregullimet imunologjike:
Papajtueshmëria ABO,Rh, Kell ose antigjenë tjerë më pak te zakonshëm,shoqërohen shpesh me aborte spontane.Ngjashmëria HLA midis prindërve mund të rritë propabilitetin e dështimit si pasojë e pamundësisë imunologjike te nënës për të njohur fetusin.
- Sëmundje të ndryshme te babait:
Anomali kromozomiale/ gjenetike.
Faktorët e rrezikut për aborte
Mosha amtare: Gratë mbi 35 vjeç kanë rreth 20% risk, dhe në moshën 40 rritet deri në 40% , në 45 vjeç arrin 80%.
Abortet e mëparshme
- Sëmundjet kronike: Diabeti,sëmundjet kronike te veshkave apo mëlqisë.
- Anomalitë e lindura dhe te fituara të mitrës, uteruse te cikatrizuara apo kaviteti uterin i kyretuar shpesh sinekid uterine ( sindromi Asherman ).
- Substancat abuzive: duhani, alkooli,drogat.
- Pesha: Gratë nën peshë ose mbipeshë janë të prirura për aborte spontane.
- Testet prenatale invazive: marrja e vileve koriale apo amniocenteza.
Abortin nuk e shkakton
- Aktiviteti normal i përditshëm
- Ushtrimet e lehta
- Mardhëniet seksuale
- Puna dhe mos ekspozimi ndaj lëndëve kimike apo radioaktive
Komplikacionet
Hemorragjia e shprehur ose e përsëritur gjatë abortit mund të jetë kërcënuese për jetën.Sa më e madhe të jetë mosha e shtatzënisë aq më e madhe është sasia e gjakut të humbur.Sepsis zhvillohet shumë shpesh pas abortit kriminal.
Diagnoza
- Egzaminimi pelvik
- Ekografia
- Analiza e gjakut – beta Hcg
- Testet indore
Klasifikimi i abortit
- Ab.imminens-kërcënues me gjakderdhje,dhembje të lehta te barkut, cerviksi i mbyllur,embrioni/ fetusi vital.
- Ab.Incipiens-fillestar me gjakderdhje,dhembje te barkut,cerviksi i shkurtuar,i dilatuar per 1.5 cm,prolabim i cipave amniale.Ne UT vizualizohet fryti vital.
- Ab.Incompletus-me gjakderdhje masive,dhembje te forta te barkut,cerviksi i shkurtuar i dilatuar,dalja e pjesëve te indit ovular.Ne UT-mbetje reziduale.
- Ab.Completus- gjakderdhje e lehtë,dhembje te lehta te barkut,kanali cervikal ne mbyllje.Ne UT-kaviteti i mitrës i zbrazët.
- Missed abortion ndodh kur embrioni ose fetusi vdes ne uterus,por produktet e konceptimit mbeten në të.
- Blighted ovum është prezenca e dhomëzës së shtatzënisë me apo pa sakus vitelin dhe mungon embrioni.
- Aborti septik në pjesën më të madhe të rasteve është pasojë e abortit kriminal,por mund të ndodh edhe në raste tjera.
Trajtimi
Te Ab.imminens dhe Ab.incipiens krahas ( terapi hormonale, tokolitike, mjekim i infeksionit, sërklazhë te IOUI ) këshillohet regjim shtrati,te shmangen aktiviteti fizik,mardhëniet seksuale dhe udhëtimet.
Në rastet kur embrioni nuk jeton më ose aborti është i parikthyeshëm bëhet:
- Trajtimi medikal që është efikas ne 70-90% të rasteve.
- Trajtimi kirurgjikal-Dilatacioni dhe kyretazhi.
- Uterotonikë dhe antibiotikë.
- Pas abortit gruaja rinis aktivitetin normal 1-2 ditë me pas.
- Mardhëniet seksuale mund te rinisin pas 2 jave.
- Nëse ndodh më shumë se një abort,atëherë gruaja duhet që ti nënshtrohet egzaminimeve shtesë për të gjetur shkaktarët e aborteve.
- Nese ndodhin 3 ose me shumë aborte spontane të njëpasnjëshme atëhere definohet si Abort habitual.
- Afërsisht 1% e grave bëjnë aborte të përsëritura.
Shkaqet
- gjenetike
- anatomike
- endokrine
- infektive
- imunologjike
- faktoret e ambientit te jashtëm
Testet diagnostike
- anamneza e plote ( e jetës,gjenerative,familjare )
- strishot dhe kulturat cervikale ( klamidia,mikoplazma,ureaplazma,TORCHS )
- kariogrami ( i bashkëshortëve,i embrionit/ frytit )
- HSG/ histeroskopia/ laparaskopia/ekografia transvaginale
- statusi hormonal
- testet për APS-sindromi anti-fosfolipidik,Trombofilinë
Trajtimi bëhet sipas shkaktarit
- Ne rastet me probleme kromozomiale zgjidhja është IVF me analizë gjenetike të embrioneve ( PGT ).
- Te problemet anatomike trajtimi është histeroskopia,laparaskopia ose laparatomia.
- Te çrregullimet endokrine: stabilizimi prekoncepcional.
- Te infeksionet: trajtimi i tyre.
- Te IOUI: sërklazhë e qafës së mitrës
- Te autoimuniteti ( sindromi antifosfolipidik ): doza te ulëta te aspirinës,heparin,kortikoide.











