Mar, Maj 11, 2021
Banner Top
Banner Top
Instituti i Shëndetit në Norvegji rekomandon ndalimin e përdorimit të “AstraZeneca”

Norvegjia duhet të ndalojë përdorimin e vaksinës së AstraZeneca. Ky është rekomandimi që ka dhënë Instituti i Shëndetit Publik të vendi

Një ditë më parë, Danimarka u bë vendi i parë në Evropë që hoqi dorë përfundimisht nga aplikimi i “AstraZeneca” për shkak të lidhjes së vaksinës me rastet e rralla të mpiksjes së gjakut.

“Tani ka shumë më shumë informacion për lidhjen midis vaksinës AstraZeneca dhe incidenteve të rralla dhe serioze të trombociteve të ulëta, mpiksjes së gjakut dhe gjakderdhjes,” tha Geir Bukholm, drejtor i kontrollit të infeksionit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Norvegjisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, por edhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) kanë pohuar se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e saj.

Bazuar në evidencat dhe informacionet e deritanishme, z. Geir Bukholm thotë se e kanë parë të udhës që Norvegjia të ndalojë përdorimin e vaksinës së “AstraZeneca”.

“Bazuar në këtë njohuri, ne kemi arritur në një rekomandim që vaksina AstraZeneca të hiqet nga programi i vaksinimit në Norvegji”, theksoi ai./Burimi:EuroNews

Arkiva

Kategoritë