Sht, Nën 7, 2026
Banner Top
Banner Top
Ilir Kurtishi, rikthehet si drejtor i Klinikës së Onkologjisë

Ilir Kurtishi, drejtori i mëparshëm i Klinikës së Onkologjisë është rikthyer përsëri si udhëheqës i saj.

Këtë e ka konfirmuar vet ai në një përgjigje për gazetën enigma.

Kujtojmë se Klinika e Onkologjisë në Prishtinë është e vetmja qendër në Kosovë ku të prekurit me kancer marrin kimioterapinë apo trajtime të tjera.

Nga kjo sëmundje në Kosovë regjistrohen çdo vit pothuajse 1 mijë e 500 raste të reja.

Në këtë klinikë brenda 24 orësh, shërbime marrin rreth 400 pacientë, që vijnë nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Klinika e Onkologjisë i ka rreth 60 shtretër dhe vazhdimisht ballafaqohet me mungesë të barnave.

Youtube

Arkiva

Kategoritë