Mar, Pri 28, 2026
Banner Top
Banner Top
IKSHPK antarësohet në EUPHA

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është anëtarësuar në European Public Health Association (EUPHA), një prej rrjeteve të rëndësishme profesionale dhe shkencore të shëndetit publik në Evropë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka cilësuar se anëtarësimi në këtë organizatë, përveç që e rrit prezencën e Republikës sonë në arenën ndërkombëtare, u mundëson ekspertëve të Kosovës që të kontribuojnë dhe të përfitojnë nga përvoja më e avancuar evropiane përmes aktiviteteve shkencore dhe bashkëpunimit profesional.

“Urime dhe shumë suksese profesionistëve tanë shëndetësorë për këtë arritje!” ka shkruar Vitia.

EUPHA mbështetet kryesisht nga Bashkimi Evropian, përfshin 72 anëtarë nga 36 vende të rajonit evropian.

Youtube

Arkiva

Kategoritë