Një ngjarje shqetësuese është raportuar mëngjesin e sotëm rreth orës 07:20 në hyrje të Klinikës së Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku një 15-vjeçare është sulmuar nga qentë endacakë.
Sipas informacioneve të siguruara nga një qytetare, e cila thotë se është nëna e vajzës, një 15-vjeçare dyshohet se është sulmuar nga një grup qenësh endacakë.
Ajo ka dërguar në redaksinë e gazetës edhe fotografi që tregojnë gjendjen e të miturës pas sulmit.
Ndërkohë, sipas të njëjtit burim, numri i qenve ka qenë i madh, rreth 15, të cilët kanë sulmuar të miturën në afërsi të hyrjes së klinikës.
Drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Dr. Naser Syla, ka konfirmuar se vajza ka marrë trajtim mjekësor dhe gjendja e saj është stabile.
“Një vajzë, pas sulmit nga qentë endacakë, është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe është lëshuar për në shtëpi. Gjendja e saj është stabile”, ka deklaruar ai.












