Mër, Nën 6, 2024
Banner Top
Banner Top
I prekuri me koronavirus ishte në meshë dhe në dasmë

Ditën e premte u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus.

Një prej të prekurve është një 77 vjecar nga Vitia, që ishte kthyer nga Italia më 5 mars.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, në një deklaratë për klankosova.tv ka thënë që i prekuri për ditë me radhë është shëtitur duke mos ditur që është i infektuar.

Ai madje ka ndjekur edhe meshën, ka marrë pjesë në një dasmë, ka shkuar nëpër restorante dhe vizita familjare.

Nga dyshimi se ai ka mundur të rrezikojë njerëzit me të cilët ka pasë kontakt, Haliti drejtoi akuza drejt institucioneve qendrore se nuk kanë shkuar në këto vende për identifikim.

Por, krejt të kundërtën e thanë zyrtarët nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët bënë thirrje që të mos shfrytëzohet ky rast për polemika të tilla.

“Punonjësit e Ministrisë bëjnë me dije se secila pikë e kontaktit me personat që janë konfirmuar me koronavirus është e përfshirë në hulumtimin epidemiologjik dhe në proceset e tjera të depistimit të rasteve të tjera të mundshme”.

Zyrtarët nga Ministria e Shëndetësisë thanë se të gjithë punonjësit kanë intensifikuar punën e tyre edhe në orare më të gjata në situatën e krijuar.

Ndërkaq, kryetari i Vitisë derisa tha se po qëndron krah qytetarëve, shtoi se ata nuk u ndihmuan as me pajisje për mbrojtje dhe se u futen në karantinë pa diskutim me ta.

Megjithatë, zyrtarët thanë se në rastet e tilla institucionet qendrore marrin masat e duhura, shkruan Klan Kosova.

Youtube

Arkiva

Kategoritë