Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook i ka përgëzuar institucionet e vendit për mënyrën se si po menaxhohet situata e krijuar nga COVID-19.
”Situata e krijuar me COVID – 19 kërkon vigjilencë në të gjitha nivelet e institucioneve. Këtë situatë duhet ta trajtojmë me seriozitetin më të madh. Me këtë rast dëshiroj t’i përgëzoj të gjitha institucionet e vendit që me vetëmohim po i ndihmojnë qytetarët.
Kjo situatë kërkon unifikim dhe angazhim të të gjitha instancave shtetërore.
Zbatimi i vendimeve është në shërbim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.