Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Gjashtë mjekë specialist i bashkohen Spitalit të Përgjithshëm në Pejë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjashtë mjekë specialist i janë bashkuar këtij spitali.

Sipas njoftimit, mjekë specialist që i janë bashkuar ekipit të mjekëve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë: Linda Carrabregu – oftalmologe, Kaltrine Camaj Blakaj – gjinekologe, Melos Kelmendi – ORL, Rilind Imeraj – Pulmolog, Kushtrim Mulaj – Pulmolog dhe Valmir Muhaxheri – Pulmolog.

“Mjekët e rinj u pritën nga Drejtori Ekzekutiv i Spitalit, Dr. Fahri Hasani, dhe Drejtori Mjekësor, Dr. Shkumbin Berisha, të cilët u uruan mirëseardhje dhe suksese në punën e tyre.” theksohet tutje në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë