Hën, Nën 2, 2026
Banner Top
Banner Top
Gëzim Berisha dyshohet se kërcënoi bashkëshorten: “Do të të ndodhë njësoj si Arlinda Zekajt”

Prokuroria ka paraqitur kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha, i cili dyshohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Berisha është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit kujdestar.

Ndërkohë, Prokurori i Shtetit është duke zhvilluar veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

Prokuroria ka bërë të ditur se kërkesa për caktimin e paraburgimit tashmë i është dorëzuar gjykatës, e cila pritet të vendosë për masën ndaj të dyshuarit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë