Mar, Sht 10, 2024
Banner Top
Banner Top
Gastroenterohepatologu Visar Zekaj: Ta mendojmë më shumë për shëndetin tonë në kohë pandemie

Në një kohë kur numri i rasteve me koronavirus është gjithnjë në rritje, rekomandimet dhe këshillat nga ekspertët shëndetësorë janë shumë të nevojshme.

Gastroenterohepatologu i njohur, Dr. Visar Zekaj, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, i ka apeluar të gjithë qytetarët që, sidomos gjatë kësaj pandemie, të mendojnë më shumë për shëndetin e tyre dhe t’i lënë anash dëshirat që mund të kryhen pas kësaj periudhe.

Zekaj është gjithnjë i angazhuar që puna e përbashkët në mes të qytetarëve dhe mjekëve të arrijë një rezultat pozitiv, kësisoj, puna e tij e vyer është e koncentruar edhe në aspektin e këshillave për të gjithë qytetarët.

Ai në këtë postim thekson se është qenësore që të zbatohen me përpikmëri masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, sepse veprimet e tilla pakësojnë numrin e të infektuarve dhe numri i shtretërve do të jetë më i mjaftueshëm.

“Rastet me COVID-19 janë duke u rritur dukshëm, krahas kësaj edhe rastet e avansuara të ndryshimeve në mushkëri të shkaktuara nga virusi. Të mendojmë më shumë për shëndetin tonë dhe ti lëmë anash shumë dëshira tona derisa ta kalojmë këtë pandemi. Rastet e avansuara me COVID-19, po paraqesin problem për sistemin shëndetësor sepse kemi numër të kufizuar të shtretërve për ti trajtuar të gjitha rastet. Parandalimi i përhapjes është mbrojtja më e mirë. Pra të mbajmë maska, të mbajmë distancë prej 1.5-2 metra nga njëri tjetri dhe të kujdesemi për higjenën personale.

Më poshtë po prezantoj një grafi të mushkërive të një pacienti të verifikuar me test PCR për COVID-19, ku vërehen ndryshime mjaft të avansuara në dy fushat mushkërore!

Youtube

Arkiva

Kategoritë