Shkruar nga Dr. Blerim Myftiu – Neurolog
ENMG-ja është metodë ekskluzivisht diagnostike dhe në shumë sëmundje që i prekin nervat dhe muskujt ka rol përcaktues në diagnostikimin apo në përcaktimin e kahut në të cilin do të orientohet hulumtimi i mëtutjeshëm. Disa prej sëmundjeve në të cilat ENMG-ja është e dobishme janë:
- Neuropatia diabetike (sëmundja e sheqerit) dhe neuropatitë e tjera metabolike
- Diskopatitë cervikale dhe lumbale
- Neuropatitë e trashëguara (Charcot-Marie-Tooth)
- Neuropatitë e fituara (akute dhe kronike) inflamatore (sindroma Guillan-Barre, polineuropatia demielinizuese inflamatore kronike, neuropatia multifikale motorike)
- Neuropatitë kompresive (sindroma e tunelit karpal, neuropatia ulnare, neuropatia radiale, neuropatia peroneale, sindromat e tunelit tarsal)
- Neuropatitë toksike (pas kemoterapisë, pas ekspozimit aksidental apo profesional ndaj toksineve)
- Miopatitë inflamatore (dermatomioziti, polimioziti, mioziti me trupa të inkluzionit)
- Miopatitë e trashëguara (distrofia muskulore Duchenne dhe Becker)
- Sëmundja e neuronit motorik (amiotrofia laterale skleroze) dhe sëmundjet që e prekin bririn e përparmë të palcës kurrizore (poliomieliti, atrofia spinale muskulore)
- Pleksopatitë brakiale dhe lumbosakrale
- Sëmundjet e sinapsës neuromuskulore (miastenia gravis, sindroma miastenike Lambert-Eaton) /Familja Jonë