Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka përgëzuar dy mjekët specialistë të Repartit të Otorinolaringologjisë, Arben Kastrati dhe Artan Haxhiu për kontributin e dhënë gjatë vitit 2025.
Siç njofton Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë, gjatë vitit 2025, Kastrati dhe Haxhiu në mbështetje edhe nga Shërbimi i Anestezionit, ekipi instrumentareve dhe infermierëve, kanë realizuar 425 operacione dhe 10 mijë e 600 vizita ambulantore.
“Mirënjohje pafundësisht për Dr. Arbenin, Dr. Artanin dhe stafin tjetër shëndetësor dhe mbështetës.” ka shkruar Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë.












