Mër, Nën 6, 2024
Banner Top
Banner Top
Doni të humbni peshë duke shikuar televizor?!

Të gjithë e ëndërrojmë të humbim peshë thjesht duke qëndruar ulur dhe duke pushuar.

Kjo është e mundur, dhe tashmë e vërtetuar nga studimet.

Studiuesit e Universitetit të Westminster zbuluan një lidhje midis rrahjeve të zemrës së një njeriu gjatë kohës që sheh një film horror dhe humbjes së kalorive.

Nga eksperimentet, rezultoi se një film horror prej 90 minutash ju ndihmon të digjni rreth 113 kalori, që janë njësoj me ato që digjen në 15 minuta vrap, ose 30 minuta ecje.

Gjatë kohës që ju shihni filmin e frikshëm, gjaku qarkullon më shpejt dhe trupi juaj përjeton adrenalinën. Diçka e tillë minimizon urinë! Krejt papritur flakni tutje kokoshkat!

Më parë thamë se mesatarja e kalorive të humbura ishte 113, por mos harroni se ka disa filma me të cilët mund të humbisni edhe më.

Përshembull me:

1. The Shining- 184 kalori

2. Jaës- 161 kalori

3. The Exorcist-158 kalori

Këto 3 filma kanë më shumë skena të frikshme që përshpejtojnë rrahjet e zemrës, ju japin më shumë adrenalinë dhe në përfundim, ju digjni kalori.

Vetëm mos harroni që ky studim është bazuar tek numri i kalorive që mund të digjni. Kështu që nëse doni ta provoni, mbajini larg divanit çipsat, çokollatat dhe çdo ushqim tjetër të shpejtë.

Dhe mos mbyllni sytë! Kujtoni që sa më shumë të trembeni aq më shpejt kilogramët zhduken!

Youtube

Arkiva

Kategoritë