Mar, Jan 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Dje u kryen mbi 4 mijë analiza laboratorike në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

311 pacientë kanë kryer dje gjithsej 4,295 analiza laboratorike në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Kështu ka njoftuar ky sital i cili ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve në këtë spital janë kryer 478 vizita specialistike dhe janë bërë 46 pranime të reja.

Shërbimet tjera të kryera gjatë 24 orëve të fundit për të cilat ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm Pejë janë:

  • 9 operacione të kryera
  • 3 lindje
  • 37 dializa
  • 93 rëntgen
  • 52 ultrazëra
  • 11 MRI
  • 11 ekokardiografi
  • 1 gastroskopi
  • 6 kolonoskopi
  • 52 shërbime fiziatrike

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë të shtrirë 181 pacientë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë