18 operacione me sukses janë kryer dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Kështu ka bërë të ditur vetë spitali përmes raportit ditor që ka publikuar në lidhje me shërbimet e ofruara në këtë spital gjatë 24 orëve.
Siç ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm në Pejë, shërbime të tjera të ofruara gjatë 24 orëve në këtë spital janë:
- 507 vizita specialistike
- 35 pranime të reja
- 255 pacientë kanë kryer gjithsej 3,791 analiza laboratorike
- 31 dializa
- 95 rëntgen
- 36 ultrazëra
- 14 MRI
- 13 Ehokardiografi
- 3 ergometri
- 2 gastroskopi
- 6 Kollonoskopi
- 52 shërbime fiziatrike
Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë të shtrirë 172 pacientë.













