Mër, Qer 29, 2022
Banner Top
Banner Top
Disa shkaqe që mund të qojnë deri në dështim të shtatëzanisë

Dështimi në shtatzani nuk shkaktohet as nga ushtrimet, as nga marrdhëniet seksuale, apo edhe nëse pini ndonjëherë kafe. Shkaqet më të ngjashme se pse mund të ndodh kjo humbje sipas American Pregnancy Association, ndodh për shkak çrregullimeve gjenetike në embrion.

Po ashtu disa shkaqe tjera që mund të qojnë deri në dështim të shtatëzanisë janë:

Probleme me kromozome: Gjatë fertilizmit, vezorja dhe sperma te dyja bëjnë 23 kromozome së bashku, për të krijuar 23 kromozome të përshtatura në mënyrë perfekte. Ky është një proces kompleks dhe një rrëshqitje e vogël mund të rezultojë me çregullime gjenetike që e ndalon rritjen e embrionit.

Disbalancë të hormoneve: Rreth 15 % të dështimeve në shtatzani ndodh për shak disbalancës së hormoneve, siç mund të jetë mungesa e progesteronit, mungesa e të cilit qonë deri te parandalimi i vezës të fekonduar që të futet në uterusin tuaj.

Sëmundjet kronike: lupusi, sëmundjet me zemër, vëshkët, diabeti etj, mund të ndikojnë në humbjen e fëmijës pa dashje./familjajonë

Arkiva

Kategoritë