Mër, Nën 6, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka janë ‘mikrobet e mira’ dhe cilat ushqime janë ideale për zorrë të shëndetshme?

Termi ‘mikrobet e mira’ ju referohet miliona mikroorganizmave që jetojnë brenda zorrëve të njeriut, që ndikojnë në absorbimin e vlerave ushqimore e në sistemin tonë imunitar.

Balancimi mes mikrobeve të mira dhe të dëmshmeve në organizëm, është faktor kyç për tërë shëndetin. Shkencëtarët besojnë që mikrobet e këqija që jetojnë në organizëm, janë faktor për shumë sëmundje përfshirë presionin e lartë të gjakut, procesin e plakjes e madje edhe për ankthin dhe depresionin.

Pra, mbajtja gjallë e mikrobeve të mira në organizëm, ndikon jo vetëm në shëndetin fizik por edhe në atë mental.

Në këtë kontekst, hulumtuesit nga University Medical Center Groningen në Holandë, kanë ekzaminuar disa dieta dhe grupe të ushqimeve, që ndikojnë më së shumti në shëndetin e zorrëve tona.

“Ne gërmuam thellë në mes të lidhshmërisë mes strukturave të ushqimit ose ushqimeve dhe mikrobeve të zorrëve. Lidhja e dietës me mikrobiomën e zorrëve na jep më shumë pasqyrë lidhëse mes ushqimit që hamë dhe sëmundjeve të zorrëve”, është shprehur liderja e këtij hulumtimi, Laura Bolte.

Sipas saj, hulumtimi ka gjetur që një dietë e pasur me “bajame, fruta, perime dhe e kombinuar me konsum të moderuar të mishit dhe peshkut, ndikon në shëndetin e zorrëve”. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë