Sht, Tet 12, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka është hipotalamusi?

Hipotalamusi, është një pjesë e vogël por e rëndësishme që ndodhet në qendër të trurit. Luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e hormoneve dhe ndihmon në stimulimin e shumë proceseve të rëndësishme në trup.

Kur hipotalamusi nuk funksionon si duhet, shkakton probleme në trup që mund të dërgojë në disa çrregullime të rralla.

Roli kryesor i hipotalamusit, është që të mbajnë trupin në gjendje homostazë. Homostaza do të thotë mbajtja e trupit në gjendje të shëndetshme dhe të balancuar. Trupi gjithmonë tenton që të arrijë këtë lloj balance.

Ndjenja e urisë, për shembull, është mënyra se si truri tenton t’i dërgojë sinjale gjithë trupit që ka nevojë për ushqime, në mënyrë që të arrijë homeostazën.

Hipotalamusi, funksionin si ndërlidhës në mes të sistemit endokrin dhe sistemit nervor. Luan një rol esencial për trup pasi është përgjegjës për: temperaturën e trupit, oreksin dhe kontrollën e peshës trupore,emocionet, ciklin e gjumit, dëshirën seksuale, presionin e gjakut etj. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë