Pre, Maj 7, 2021
Banner Top
Banner Top
Çiftet që janë ‘monoton’ janë më të lumtur!

Lidhjet e reja, janë të mbushura me pasion. Kur koha kalon, njerëzit fillojnë të jenë në rehati me njëri – tjetrin dhe ndjenjat e fillimit zëvendësohen me gjëra të përditshme.  Pikërisht në këtë periudhë, njerëzit besojnë që është koha e ndarjes, pasi më nuk është si në fillim,

Por në fakt duhet të jetë e kundërta. Sipas ekspertëve, ciftet ‘monoton’ apo që mësohen me njëri –tjetrin, në fakt janë më të lumturit.

Autori Mark Manson,  beson që një prej karakteristikave të një lidhje të fortë është mundësia që kanë ciftet ‘të jenë monoton’ së bashku. Ai është i sigurt që ciftet që kanë shumë kohë së bashku, nuk qëndrojnë pse ata bëjnë gjëra avanturiere, por sepse mësojnë se si t’i bëjnë gjërat ‘monotone’ apo të përditshme së bashku.

Në lidhjet e gjata  kur pasioni venitet, është e rëndësishme që partnerët të bëjnë gjëra të përditshme së bashku. Për shembull, të bëjnë Pazar, të qëndrojnë brenda në shtëpi gjatë vikendit, të gatuajnë së bashku etj. Lidhjet e gjata e të shëndetshme, nuk janë të bazuara në emocione të cmendura e në drama, por në mundësinë për të ndarë jetën e përditshme së bashku./FamiljaJone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë