Kur një person është i stresur, gjëndrat mbiveshkore lëshojnë hormonin stoerid të kortizolit.
Kortizoli është hormoni kryesor i stresit të trupit dhe ai luan rol në shumë funksione trupore, duke përfshirë kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak.
Niveli i kortizolit në gjak është zakonisht më i lartë në mëngjes dhe gradualisht zvogëlohet gjatë gjithë ditës.
Trupi mbështetet në komunikim efektiv midis tre pjesëve vijuese të trupit për të lëshuar sasinë e saktë të kortizolit:
- Gjëndra mbiveshkore
- Gjëndra e hipofizës
- Hipotalamusi, që është pjëse e trurit
Këto tre pjesë stimulojnë prodhimin e kortizolit kur trupi ka nevojë për të dhe bllokojnë atë kur nivelet duhet të ulen poshtë.
Edhe niveli i lartë i kortizolit edhe niveli i ultë ka efekt negativ në trup.