Pre, Maj 7, 2021
Banner Top
Banner Top
“Bëhu një zonjë” – video që shpalos presionin që u bëhet grave nga shoqëria

“Mos ji kaq e shëndosh. Mos ji kaq thatanike. Ushqehu. Dobësohu. Mos ha kaq shumë. Mos ha kaq shpejtë. Porosite një sallatë. Mos ha karbohidrate. Duhet të humbasësh kilogramë. Mbaj dietë. Zot, ti po dukesh si skelet. Pse nuk po ushqehesh? Po dukesh e sëmurë. Haje një hamburger. Burrat i duan gratë që kanë mish në eshtra. Ndriço. Bëhu e ëmbël. Bëhu feminine”.

Këto janë vetëm disa nga fjalët e aktores Cynthia Nixon në një video që po bën xhiro në rrjete sociale me titullin “Girls. Girls. Girls”. Në këtë video tregohet me fjalë dhe me pamje për presionin që u bëhet grave. Nga mënyra se si gratë duken e deri në mënyrën se si flasin me të tjerët – video mbulon shumë mënyra kontraverze se si shoqëria pret që gruaja të jetë!

“Ata thonë bëhu zonjë. Mos flit me zë të lartë. Mos flit shumë. Mos u tundo. Pse je kaq mizore? Mos u bë një kurvë. Mos u bë kaq emocionale. Mos qaj. Mos ulërij. Mos shaj”.

“Do të bëhesh një bashkëshorte e mirë. Merre mbiemrin e tij. Ti e ke mbajtur mbiemrin tënd? Je një feministe e çmendur. Bëjë fëmijë me të. Nuk dëshiron fëmijë? Një ditë do të duash. Do e ndryshosh mendimin.”

Janë këto vetëm disa fjalë që thuhen në këtë video të fuqishme që flet për presionin që secila grua e ka ndier dhe e ndjen në lëkurën e saj: sot, dje dhe me shpresë jo edhe nesër…

Për ta shikuar videon klikoni në linkun e mëposhtëm:

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë