Die, Maj 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Babadimri që plaçkiti bankën ua dhuron paratë qytetarëve

Babadimri gjithmonë sjellë dhurata për fëmijët, por këtë herë dhuratat i kishte për të rriturit!

Një burrë i veshur si babadimër, të martën kishte zgjedhur një mënyrë interesante për festën e Krishtlindjeve.

Wayne Oliver, është një burrë 65 vjeçar nga Colorado, që para festës së Krishtlindjeve hyri në një bankë duke vjedhur para dhe më pas të gjitha ato i hodhi në ajër duke ja dhuruar qytetarëve të tjerë.

Sipas dëshmitarëve, Oliver, pasi hyri në bankë dhe vodhi paratë ua shpërndau ato qytetarëve duke bërtitur “Gëzuar Krishtlindjet”.

Por ai nuk iku nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pasi ‘i dhuroi’ paratë e vjedhura, ai u ulë në një kafene dhe priti policinë që ta arrestonin!/Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë