Mër, Maj 18, 2022
Banner Top
Banner Top
Anemia sideropenike te moshat mbi 50 vjeqare – dr.Visar Zekaj

Përveq sistemeve tjera të cilat mund të japin anemi sideropenike te moshat e shtyra, numër i madh i anemive mund të jenë si shkaktar edhe sëmundjet e traktit digjestiv.


Sëmundjet e ezofagut si varikset ezofageale, strikturat e ezofagut, erozionet e shprehura tumoret dhe ulçerat e ezofagut poashtu shkaktojnë anemi sideropenike. Ulçerat e lukthit dhe zorrës 12 gishtore, tumoret e lukthit, gastritet erozive, angiodiplazitë, gjendet pas resekcionit të lukthit poashtu japin anemi.


Tumoret e zorrëve të holla, divertikujt, tumori i zorrës së trashë, sëmundjet inflamatore të zorrëve (Morbus Crohn dhe Coliti ulceroz), hemorroidet etj., poashtu japin anemi te moshat e shtyra. Në foto më poshtë shihet tumori në zorrën e trashë (cekoascendent) te një pacient 65 vjeçar me histori 1 vjeçare të anemisë dhe trajtimit me preparate të hekurit.


Prandaj anemite sideropenike te moshat mbi 50 vjeçare është e rekomandueshme të kryejnë ekzaminimet endoskopike për ta eleminuar shkaktarin e sëmundjeve të traktit digjestiv.

Arkiva

Kategoritë