Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes Facebook-ut ka treguar që janë dizinfektuar rugët kryesore në kryeqytet.
“Dje kemi vazhduar në shumë pjesë të qytetit larjen
e thellë/dezinfektimin 💦 në rrugët
kryesore dhe lagjet:
• Kodra e Trimave, ✔️
• Kolovica, ✔️
• Arberia, ✔️
• Kacallarët, ✔️
• Mati1, ✔️
• Muhaxherët✔️
• Pjesa e vjetër e qytetit✔️
• Kalabria ✔️
• Lagja Qendresa ✔️
Do të vazhdohet me pastrim/dezinfektim 💦 gjeneral në lagjet si:
• Matiçani
• Ulpiana (pjesa e mbetur)
• Bregu i Diellit (Zona Perëndimore – Ambulanta)
• Hajvalia
• Veterniku
Dhe kështu përmbushim synimin që të bëjmë pastrim të thellë në gjithë qytetin 💪. Falënderohemi si Komunë e Prishtinës, gjitha kompanitë e kontraktuara, për punën efikase, të palodhshme, në këtë krizë emergjente shëndetësore. Angazhohemi po ashtu, që të udhëzojmë qytetarët të rrijnë në shtëpitë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.