Die, Maj 16, 2021
Banner Top
Banner Top
A ndikon Ibuprofeni në parandalimin e Alzheimerit?

Një studim i publikuar në “Journal of Alzheimer’s Disease“ ka bërë të ditur se një trajtim i përditshëm me ibuprofen mund të parandalojë fillimin e sëmundjes së Alzheimerit.  Hulumtimet thonë se kjo funksionon te subjektet me rrezikshmëri, të cilët janë ende asimptomatikë.

“Sëmundja e Alzheimerit karakterizohet nga depozita të proteinës beta-amiloide (Aâ) në tru. Këto shndërrohen në vatra të inflamacionit. Neuronet janë shkatërruar nga ky proces inflamator. Kjo shkakton deficite konjitive që përcaktojnë fillimin klinik të sëmundjes. Studimet epidemiologjike tregojnë se barnat antiinflamatore jo steroide (FANS) mund të reduktojnë procesin shkatërrues. Kjo nëse ato fillohen shumë kohë para se të zhvillohen shenjat klinike”, thotë Patrick McGeer (Aurin Biotech Vankuver, Kanada), autor i veprës.

Studimet bëjnë të ditur se sëmundja fillon të paktën një dekadë para se të shfaqen deficitet konjitive. S. Trajtimi i sëmundjes mund të bëhet i ditur nga një test i thjeshtë diagnostikues. McGeer dhe ekipi i tij kanë zhvilluar testin e pështymës ELISA. Ky test është në gjendje ta diagnostikojë sëmundjen e Alzheimerit.

Në analizën e tyre, kontrollet normale, jo në rrezik për sëmundjen e Alzheimerit, kanë nivele të Aâ42-shit rreth 20 pg/ml. Të sëmurët me Alzheimer kanë në fakt nivele sekretimi në intervalin 40-85 pg/ml. E njëjta gjë vihet re edhe tek individët e shëndetshëm, por të destinuar për të zhvilluar sëmundje

“Njerëzit të cilët rrezikohen më shumë nga sëmundja e Alzheimerit shfaqin të njëjtat nivele të larta të Aâ42-shit sa ata që tashmë shfaqin simptoma dhe i kanë këto nivele të larta gjatë gjithë jetës së tyre, ndaj, në teori, ata mund të testohen në çdo kohë”, thotë McGeer-i.

“Duke ditur se sëmundja e Alzheimerit zakonisht bëhet e dukshme rreth moshës 65-vjeçare, ne rekomandojmë që njerëzit ta bëjnë këtë test dhjetë vjet më parë, në moshën 55-vjeçare dhe, në qoftë se shfaqin nivele të larta, të fillojnë të marrin ibuprofen”./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë