Pre, Maj 7, 2021
Banner Top
Banner Top
A mund të bëhesh i varur nga marihuana?

Në shumë vende të botës, marihuana është e legalizuar për përdorim rekreacional.

Për shkak të legalizimit në shumë vende të botës, lind pyetja natyrshëm: a mund të bëhesh i/e varur nga marihuana?

Marihuana njëjtë sikur shumë droga të tjera, ndikon në mënyrën se si truri i përgjigjet dopaminës. Dopamina është një kimikat në tru që quhet neurotransmetues, dhe mjekët besojnë që pikërisht dopamina ndikon në ndjesinë e motivimit.

Përdorimi për një periudhë të shkurtër të marihuanës, rritë aktivitetin e dopaminës në tru dhe rritja e këtij hormoni – rritë edhe ndjenjën e kënaqësisë dhe lumturisë.

Por kur koha kalon, marihuana shkatërron prodhimin e dopaminës. Kur kjo gjë ndodhë, shumë njerëz vazhdojnë të konsumojnë marihuanë me qëllimin e vetëm: që të kenë ndjesinë e  lumturisë që dikur e merrnin nga marihuana. Kjo përndjekje për dopaminë mund të bëjë një person të varur dhe ta dërgojë tek përdorimi i drogave të tjera./FamiljaJone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë