Një studim i ri zbuloi se suplementet e vitaminës D nuk ofronin mbrojtje statistikisht të rëndësishme kundër infeksioneve akute të frymëmarrjes.
Marrja e vitaminës D për të shmangur ftohjen e zakonshme mund të mos jetë aq efektive sa besohej më parë.
Një analizë e re e publikuar në “The Lancet”zbuloi se suplementet e vitaminës D nuk ofronin mbrojtje statistikisht të rëndësishme kundër zhvillimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes – të njohura si kollitja, teshtitja dhe rrjedhja e hundës.
Sipas studimit, marrja e vitaminës D nuk uli ndjeshëm shanset e njerëzve për t’u prekur nga një ftohje
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, vitamina D është suplementi i dytë dietik më i zakonshëm që merret në Shtetet e Bashkuara pas multivitaminave.
Shumë besojnë se plotësimi me këtë lëndë ushqyese të tretshme në yndyrë, i pranishëm në vetëm disa ushqime dhe i përthithur mirë nga dielli, është çelësi për të parandaluar sëmundjet.
Historikisht, ky besim ka pasur një mbështetje shkencore. Një meta-analizë e vitit 2021 e kryer nga i njëjti ekip kërkimor, për shembull, zbuloi një “efekt modest mbrojtës” të marrjes së vitaminës D çdo ditë për të shmangur infeksionet e frymëmarrjes.
“Ka shumë prova që vitamina D ndikon në sistemin imunitar dhe shumë njerëz kanë nivele të ulëta të vitaminës D”, tha për Health autori i studimit Carlos A. Carmago, Jr., MD , profesor i epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit.












