Hën, Sht 9, 2024
Banner Top
Banner Top
A e redukton alkooli imunitetin e organizmit kundër koronavirusit? Ja cfarë thonë studimet

Nëse së shpejti do ta merrni vaksinën kundër koronavirusit, ose ende jeni duke u përpjekur të ruheni sa më shumë që të mos infektoheni nga ai, është mirë për shëndetin tuaj ta reduktoni ose evitoni pirjen e alkoolit.

Ruajta e shëndetit sa më shumë që është e mundur, në këtë rast shmangia e alkoolit, forcon më shumë sistemin tonë imunitar në luftë ndaj koronavirusit dhe, në momentin që marrim vaksinën, do të gjenerojmë edhe më shumë antitrupa ndaj COVID-19.

Por, cuditërisht, statistikat tregojnë se pirja e alkoolit është rritur dukshëm gjatë periudhës së pandemisë, cka bie ndesh me udhëzimet e dhëna nga ekspertët shëndetësor.

Sipas një studimi të botuar në Journal of the American Medical Association, të rriturit konsumuan 14% më shumë alkool në vitin 2020 se sa në 2019. Dhe gratë treguan një rritje prej 41% të konsumit të alkoolit nga 2019 në 2020.

Rritja e konsumit të alkoolit gjatë pandemisë është vërejtur jo vetëm në studimet e të rriturve në ShBA, por edhe në studimet nga Evropa dhe Australia.

Një përdorim i  pamoderuar i alkoolit, qoftë konsumimi i tepërt i alkoolit për një kohë të gjatë ose pirja e tepërt, është treguar se gati dyfishon rrezikun e sindromës akute të distresit të frymëmarrjes, një ndërlikim i COVID-19 që e bën të vështirë frymëmarrjen.  Efektet e alkoolit në membranat qelizore dhe metabolizmin janë shpjegime të mundshme për rrezikun e rritur, por po ashtu aftësia e alkoolit për të ndërhyrë në pjekjen e makrofagëve përbën një tjetër element të dëmshëm nga pirja e alkoolit. Makrofagët janë qeliza të bardha të gjakut të prodhuara nga sistemi imunitar që rrëmbejnë viruse dhe materiale të tjera të huaja që ata hasin në trup. Kur makrofagët dëmtohen – të tilla si nga konsumimi i tepërt i alkoolit – preket linja e parë e mbrojtjes së trupit tuaj kundër infeksionit.

Të gjitha këto të dhëna cojnë në një pikë: Pirja e alkoolit është e papreferueshme dhe nuk ndikon pozitivisht në imunitetin e organizmit tonë në përballimin e koronavirusit.

Very Well Health

Youtube

Arkiva

Kategoritë