Pre, Dhj 13, 2024
Banner Top
Banner Top
A duhet tu bërtisni fëmijëve kur sillen keq?

Kur fëmija sillet keq, e para gjë që ju vie prindërve në mend është të u bërtasin. Veçanërisht nëse prindërit janë të stresuar dhe toleranca e tyre është pothuajse zero. Por, pavarësisht se ndjehen efektivë, të bërtiturit tek fëmijët sigurisht që nuk është diçka efektive, në fakt është thellësisht e padobishme.

Mirëpo, Dr. Laura Markham tregon disa arsye se pse nuk duhet t’u bërtisni fëmijëve…

Fuqia që prindërit posedojnë mbi fëmijët e vegjël është absolute. Për ta, prindërit janë njerëz dyfish të madhësisë së tyre të cilët ofrojnë gjëra cilat u duhen atyre për të jetuar: Ushqim, strehim, dashuri. Kur personi të cilit i beson më shumë i frikëson ata, kjo i ndrydhë ndjenjën e tyre të sigurisë. Po, është vërtet e frikshme për një fëmijë.

“Të i bërtasësh një fëmije nuk do të thotë se po komunikon me ta”, thotë dr. Markham.

Dr Markham thotë se ndërsa prindërit u bërtasin fëmijëve të tyre, jo vetëm që po shkatërrojnë trurin e tyre, vetvetiu, po i ndryshojnë ata.

  • Konsideroni se bërtitja u mëson fëmijëve se fatkeqësia mund të kalohet vetëm me një zë të ngritur dhe me zemërim.
  • Përdorni humorin për të ndihmuar një fëmijë të shkëputet nga sjellja problematike. E qeshura është më e mirë se sa lotët dhe e bërtitura.
  • Trajnoni veten për të ngritur zërin tuaj vetëm në situata të rëndësishme ku një fëmijë mund të lëndohet.
  • Përqendrohuni te dialogu i qetë.

Prindërit që vazhdimisht bërtasin në shtëpi e bëjnë atë sjellje normale për një fëmijë, dhe ata do t’i përshtaten asaj. Doktor Markham vëren se nëse një fëmijë nuk reagon ndaj qortimit, ka shumë gjasë që po e emitojnë atë.

Përkundrazi, prindërit duhet para së gjithash të jenë modele të vetë-rregullimit. Në thelb, për të mësuar vërtet një fëmijë të sillet mirë, ata së pari duhet të nisen nga vetja e tyre./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë