Pre, Nën 6, 2026
Banner Top
Banner Top
Pacientit që ju gjet bomba në xhep në Spitalin e Pejës është arrestuar

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një pacient në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi të hënën në xhepin e palltos së tij mjekët kanë gjetur një granatë dore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilët kanë bërë evakuimin e personave deri sa njësiti për deminim i ka bërë tërheqjen e mjetit nga ai lokacion.

“Rr. Nëna Terezë, Pejë 19.09.2022 – 12:25. Është raportuar se te një mashkull kosovar, është gjetur një granatë dore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore të cilët kanë bërë evakuimin e personave deri sa njësiti për deminim i PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit nga ai lokacion”.

“I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Youtube

Arkiva

Kategoritë