Studiuesit nga Universiteti i Bristol kanë zbuluar se gratë që përdorin paracetamol gjatë shtatzënisë kanë më shumë gjasa të kenë një fëmijë me probleme në sjellje.
Paracetamoli është menduar si një nga qetësuesit më të sigurt të dhimbjeve gjatë shtatzënisë, por një studim i ri ka paralajmëruar se përdorimi i paracetamolit sjell efekte anësore.
Studiuesit nga Universiteti i Bristol kanë zbuluar se gratë që marrin paracetamol gjatë shtatzënisë kanë shumë gjasa të kenë një fëmijë me probleme në sjellje.
Studiuesit ekzaminuan kujtesën, shkallën e inteligjencës, testet e zhvillimit parashkollor dhe sjelljen e 14 mijë fëmijëve.
Rezultatet zbuluan një lidhje mes marrjes së paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe hiperaktivitetit dhe problemeve në përqëndrim te fëmijët.
“Gjetjet tona kanë treguar efektet anësore të mundshme mes paracetamolit gjatë shtatzënisë, siç janë astma dhe ndryshimi në sjellje te fëmijët”, shtoi autori i studimit Jean Golding./Mirror