Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A është i mirë për shëndetin uji me kripë?

Një trend që po zë vend kohëve të fundit është edhe konsumi i ujit me kripë natyrale.

Ndërsa disa pretendojnë se uji me kripë mund të ndihmojë trupin të nxjerrë jashtë toksinat dhe rrit nivelet e energji, të tjerët janë më skeptikë lidhur me përfitimet e supozuara të tij.

Themeluesja e “Practical Nontoxic Living”, Sophia Gushée, vendosi ta testonte pirjen e ujit me kripë për një javë. Pasi përfundoi java, ajo bëri të ditur se konsumimi i kësaj përzierje e ndihmoi në pastrimin e lëkurës, përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe nxitjen e saj për të udhëhequr një mënyrë jetese më të shëndetshme. Por dietologia Rhiannon Lambert nuk është e bindur nga ky trend, aq më pak se ndihmon në detoksikimin e trupit, shkruan “shëndeti”.

Por jo e bindur nga ky trend është shprehur dietologia Rhiannon Lambert. Ajo tha se edhe pse studimet kanë treguar se konsumimi i kripës me moderim mund të jetë i dobishëm në menaxhimin e tensionit të gjakut, teprimi me kripën mund të çojë në zhvillim të tensionit të lartë të gjakut.

Sipas saj, nuk duhet të harrojmë se uji është burimi i të gjitha benefiteve shëndetësore./Familja Jonë

Tags: ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë