Kanceri i gjoksit formohet më shpesh te femrat mirëpo kjo nuk do të thotë që nuk mund të formohet edhe te meshkujt. Për këtë arsyje, është më e vështirë për meshkujt të kuptojnë që vuajnë nga kanceri në gjoks para se ai të rritet e të zhvillohet.
Ka disa lloje dhe shkallë të zhvillimit të kancerit të gjoksit te meshkujt. Llojet e këtij kanceri varen nga vendodhja dhe forma e qelizave kancerogjene. Ky lloj i kancerit mund të filloj zhvillimin e tij në pjesët e brendshme, kanalet, apo lobulat që ndodhen në gjoksin tuaj. Ai mund të zhvillohet edhe në thithmat ose areolat tuaja. Kjo quhet sëmundja e Pagetit.
Kanceri i gjoksit mund të përhapet edhe në pjesët e tjera të trupit duke përfshirë indet limfatike, organet e brendshme dhe eshtërat. Kjo mund të parandalohet nëse kanceri vërehet në fazat e para të zhvillimit.
Fazat dhe shkallët e kancerit varen nga madhësia, përbërja dhe tiparet e qelizave kancerogjene. Sa më e lartë të jetë shkalla (1-3) aq më abnormale janë qelizat. Shkalla gjithashtu e përcakton shpejtësinë e rritjes së qelizave kancerogjene. Sa më e lartë të jetë faza e zhvillimit (I-IV) aq më shumë ka përparuar kanceri juaj. Faza e kancerit tuaj gjithashtu tregon gjasat që kanceri juaj të shpërndahet. Varësisht nga faza dhe shkalla e kancerit tuaj dallon edhe mjekimi i kësaj sëmundje.Kanceri i gjoksit te meshkujt
Simptomat e kancerit të gjoksit te meshkujt
Meshkujt duhet të jenë të vëmendshëm rreth formës, madhësisë dhe ndjeshmërisë që e kanë në gjoksin e tyre. Kjo mund të ndihmoj në vërejtjen e menjëhershme të kancerit. Simptomat e kancerit të gjoksit përfshijnë:
Gungat në gjoks të cilat mund të jenë të rrumbullakëta në formë të topit apo të rrafshta në formë të pullëve.
Ndryshime në formën dhe madhësinë e gjoksit.
Gropat në gjoks.
Dhimbje në thithka, gjoks ose në pjesën përreth.
Skuqje, fortësi, kruarje në thithkë ose areolë.
Sekrecion nga thithkat.
Çfarë e shkakton kancerin e gjoksit te meshkujt?
Qelizat në trupin tonë vdesin dhe rigjenerohen gjatë tërë jetës, mirëpo kur qelizat rriten dhe ndahen ato mund të ndryshojnë dhe të pësojnë mutacione. Nga këto qeliza abnormale më vonë mund të krijohet tumori. Tumoret mund të jenë beninje ose malinje.
Fëmijët kanë masë të njejtë të qelizave në gjoksin e tyre. Mirëpo gjatë pubertetit vajzat prodhojnë masa më të mëdha të estrogjenit i cili ndikon në rritjen e qelizave në gjoks, ndërsa te djemtë prodhimi i estorgjenit zvogëlohet për këtë arsyje gjoksi i tyre mbetet i njëjtë.
Për shkak se meshkujt kanë më pak inde të gjoksit ata e kanë më të vështirë ta vërejnë kancerin në fazat e para. Kjo ndodh edhe për shkak se meshkujt nuk janë të vëmendshëm rreth simptomave të kancerit.
Si diagnostikohet kanceri i gjoksit te meshkujt?
Nëse keni ndonjë nga simptomat e lartpërmendura kërkoni ndihmën e mjekut sa më shpejtë.
Mjeku juaj do ju bëjë ekzaminim fizik, nëse ai mendon që ju mund të keni kancer në gjoks, ai do të bëjë edhe disa ekzaminime tjera të gjoksit.
Mamografia mundëson skanimin e gjoksit me rreze X. Gjoksi juaj vendoset në dy pllaka dhe shtypet për të shikuar indet e tij. Mamografitë mund të jenë të sikletshme dhe mund të ju japin ndjesi të mpirjes për disa sekonda, përderisa mjeku juaj do shikojë gjoksin tuaj për ndonjë abnormalitet.
Ultrazëri jep një imazh të gjoksit tuaj duke përdorur valët e zërit. Ultrazëri nuk shkakton dhimbje dhe bëhet me anën e xhelit dhe pajisjes përkatëse.
MRI-ja jep imazhin e gjoksit tuaj duke përdorur radio valët. Skanimi me MRI nuk shkakton dhimbje, mirëpo mund të zgjatë deri në një orë.
Nëse mjeku juaj vëren ndonjë gungë në gjoksin tuaj, ai do iu kërkoj që të bëni biopsinë, duke përjashtuar vetëm rastet kur gunga juaj mund të jetë e mbushur me lëngje (fluide). Biopsia tregon nëse gunga që ndodhet në gjoksin tuaj është kancerogjene. Mjeku juaj do marr si mostër një pjesë të indeve në mënyrë që ti studioj ato. Biopsitë tregojnë se çfarë madhësie, lloji dhe shkalle ka kanceri.
Qelizat kancerogjene testohen edhe për përmbajtje të hormoneve dhe gjeneve të caktuara. Nëse qelizat tuaja kanë estrogjen ose progesteron, atëherë ato përmbajnë edhe hormone. Shumica e kancereve të gjoksit te meshkujt janë të kësaj forme. Receptorët pozitiv të hormoneve zakonisht japin rezultate më të mira. Nëse qelizat tuaja përmbajnë nivele të larta të HER2 atëherë kjo tregon se kanceri juaj ka gjasa më të mëdha për të qenë më i rëndë.
A mund të parandalohet kanceri në gjoks te meshkujt?
Kanceri në gjoks nuk mund të parandalohet, mirëpo nëse ju ndjeni që jeni në rrezik, kontaktoni mjekun menjëherë.
Faktorët që mund të rrisin rrezikun për tu prekur nga kanceri në gjoks te meshkujt përfshijnë:
Moshën. Rreziku për kancer rritet me moshën tuaj. Mesatarja e moshës të diagnostikimit të kancerit të gjoksit te meshkujt është 68 vjet.
Historiku gjenetik. Historia familjare sa i përket kancerit të gjoksit dhe pranishmëria e gjenit BRCA janë dy faktorët kryesorë të formimit të këtij kanceri.
Nivelet e larta të estrogjenit. Kjo mund të jetë si pasojë e ilaçeve ose tretmaneve hormonale. Meshkujt të cilët konsumojnë shumë alkool ose janë mbipeshë kanë nivele më të larta të estrogjenit.
Rrezatimi. Meshkujt të cilët janë të ekspozuar vazhdimisht në rreze të diellit janë në rrezik më të madh të zhvillimit të kancerit në gjoks.
Sëmundjen e gjinekomastisë. Kjo është sëmundje beninje e cila ndikon në rritjen e gjoksit te meshkujt.
Sindromën e Klinefelterit. Meshkujt të cilët vuajnë nga ky çrregullim gjenetik kanë dy ose më shumë kromozome X me një kromozom Y. (Zakonisht, meshkujt kanë vetëm një kromozom X dhe një Y.) Sindroma e klinefelterit ndodh që në lindje. Meshkujt të cilët vuajnë nga kjo sindromë kanë gjoks më të zhvilluar, dhe tipare të tjera abnormale.
Mjekimi i kancerit të gjoksit te meshkujt
Të gjithë shkaktarët e kancerit të gjoksit te meshkujt luajnë rol shumë të madh në mjekimin e tij. Këtu përfshihen madhësia, vendndodhja, lloji, faza dhe shkalla në të cilën ndodhet kanceri. Faktorët tjerë përfshijnë moshën tuaj, shëndetin dhe stilin e jetës. Flisni me mjekun për detajet e mjekimit tuaj dhe efektet anësore të tij.
Mjekimi mund të përfshijë:
Operacionet kirurgjike: Mastektomia është operacion kirurgjik në të cilin hiqen të gjitha (ose vetëm një pjesë) indet në gjoks, thithma, areola dhe pjesët tjera limfatike që ndodhen në gjoks. Mastektomia bëhet në spital dhe anestezioni është i domosdoshëm.
Terapia me rrezatim: Rrezatimi zakonisht përdoret pas operacionit kirurgjik, ajo mbyt qelizat e mbetura kancerogjene dhe parandalon përhapjen e tyre. Ajo gjithashtu zvogëlon rrezikun e kthimit të kancerit.
Kimioterapia: Kimioterapia është tretman shumë i fuqishëm, ajo shkakton ndryshime në të gjithë trupin tuaj. Ky lloj i mjekimit shkatërron të gjitha qelizat që rigjenerohen duke përfshirë qelizat kancerogjene dhe qelizat normale. Për këtë arsye shumica e njerëzve që përdorin kimioterapinë humbasin flokët. Mjeku juaj mund të iu udhëzoj të merrni edhe ilaçe tjera për efekte anësore.
Terapitë hormonale: Nëse qelizat tuaja kancerogjene kanë recpetorë te estrogjenit ose progesteronit, terapitë hormonale mund të ju ndihmojnë në parandalimin e rritjes së qelizave kancerogjene dhe përhapjen e tyre.
Terapitë e targetuara: Metodat e ndryshme të kimioterapisë shënjestrojnë qelizat abnormale në organizëm. Ilaçi Herceptin është një lloj i ilaçit që trajton qelizat kancerogjene të cilat kan HER2. Ky ilaç shënjestron dhe eliminon vetëm qelizat kancerogjene. Ai ndal rritjen dhe zhvillimin e qelizave kancerogjene, si dhe përhapjen e tyre. Ky lloj i terapisë ka më pak efekte anësore.
Kanceri i Gjoksit te Meshkujt
Jeta me kancer në gjoks
Procesi i diagnostikimit dhe trajtimit të kancerit në gjoks mund të jetë i gjatë dhe i mundimshëm. Shumica e tretmaneve të lartpërmendura mund të shkaktojnë efekte anësore edhe pse ilaçet e ndryshme ndihmojnë në parakalimin e efekteve anësore ato mund të jenë afatgjate. Për këtë arsyje është e domosdoshme që ju të bëni ndryshime në mënyrën tuaj të jetesës.
Personat qe i mbijetojnë kancerit, zakonisht kanë nevojë për përkujdesje të vazhdueshme.
Të jetosh me kancer mund të jetë e trishtueshme. Është e këshillueshme të merrni pjesë në grupet e njerëzve që kanë përjetuar të njëjtën gjë si ju. Mjeku juaj mund të iu sugjeroj qendrat e rehabilitimit që të iu ndihmojnë në aktivitetet fizike dhe ndryshimet që do iu ndodhin gjatë këtij rrugëtimi.
Nëse ju keni ndonjë person të familjes i cili vuan nga kanceri në gjoks konsultohuni me mjekun për bërjen e analizave tuaja. Pasi t’i merrni analizat, këshilltari gjenetik do iu testoj nëse keni mutacion në gjenin BRCA. Abnormalitetet në gjenin BRCA mund të shkaktojnë kancerin në gjoks dhe në vezore.