Oda e Mjekëve të Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se do të mbahet Akademi Përkujtimore në shenjë mirënjohje dhe respekti në një vjetorin e ndarjes nga jeta të Dr.Nisret Hajrullahu
“Ftoheni të merrni pjesë në Akademinë Përkujtimore në shenjë mirënjohje dhe respekti në një vjetorin e ndarjes nga jeta të Dr.Nisret Hajrullahu e cila organizohet nën patronatin e Komunës së Gjilanit sot, me datë 22.06.2022, në ora 17:00, në Teatrin e Qytetit, në Gjilan.
Dr.Nisret Hajrullahu i cili me profesion ishte Pulmolog, ishte Drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Regjional të Gjilanit në kohën më të vështirë të Pandemisë kur spitali ishte i stërngarkuar me pacientë dhe përballej me mungesa të shumta përfshirë edhe oksigjenin, si hero qëndroi stoik që ti dilte në ndihmë qytetarëve.”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Doktori Nisret Hajrullahu ka specializuar në fushën e pulmologjisë në vitin 1994.













