Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se në total numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë është 119.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.304, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3.139 persona.
Në 24 orët janë dhënë 47 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.197 doza të vaksinës.













