Ministria e Shëndetësisë nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 243 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sipas MSh, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Tutje thuhet se deri më sot 823,417 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Janë dhënë 31 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,829,850 doza të vaksinës.













