Shërbim Spitalor Klinikë dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në sallën e Klinikës së Kirurgjisë në QKUK, është mbajtur mbledhje komemorative për të përkujtuar punën dhe veprimtarinë profesionale të dr. Muharrem Krasniqi, specialist i Klinikës së Anesteziogjisë dhe Reanimacionit në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Pjesë e kësaj mbledhje ishin mjekët, kolegët, miqt dhe bashkëpunëtorët, të cilët përkujtuan figurën e dr. Krasniqit, i cili për shumë vite shërbeu me përkushtim ndaj pacientëve.
Drejtori i ShSKUK-së, dr. Valbon Krasniqi, shprehu ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe të pranishmëve, duke thënë se lajmi për ndarjen nga jeta të kolegut dhe profesionistit tonë të çmuar dr. Muharrem Krasniqi, e pritem me pikëllim të thellë.
Ndërsa në emër të Shoqatës së Anesteziologëve të Kosovës dr. Shaqir Uka, tha se dr.Muharremi do të mbetet një referencë në anesteziologjinë kosovare për punën, kontributin dhe profesionalizmin.