Pas dy javëve kur Qeveria e Kosovës miratoi masat kundër COVID-19, në të cilat parashihej edhe doza e tretë e vaksinës si kusht për t’u futur në Kosovë, tashmë masat janë lehtësuar.
Orari i gastronomisë është zgjatur dhe është hequr kushti për dozën e tretë të vaksinës.
Me lejimin e qytetarëve që ta kalojnë kufirin vetëm me dy doza, është vërejtur fluks i madh i qytetarëve në pikën kufitare në Morinë. /familjajone












