Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Doktor Kryeziu ka kërkuar nga qytetarët që të marrin dozën përforcuese të vaksinës

Besfort Kryeziu, doktor i Mjekësisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike përmes një video-mesazhi ka kërkuar nga qytetarët që të marrin dozën përforcuese të vaksinës dhe të respektojnë të gjitha masat Anti-COVID në mënyrë që të mbrohen nga ky virus.

Kryeziu deklaroi se varianti Omicron është një variant i ri i virusit SARS-CoV-2, i cili po përhapet me të madhe në rajonin e Evropës dhe më gjerë i cili karakterizohet me infektueshmëri të lartë dhe përhapje masive.

Situata epidemiologjike në Republikën e Kosovës për momentin është e qetë, mirëpo bazuar në situatën epidemiologjike të vendeve në rajon dhe më gjerë ne si Institut Kombëtar i Shëndetësisë Publike sugjerojmë respektimin e të gjitha masave të marra nga institucionet relevante. Ne gjithashtu, rekomandojmë fuqishëm vazhdimin e kampanjës së vaksinimit dhe vaksinimin sa më masiv të popullatës, përfshirë edhe dozën e tretë si dhe dozën përforcuese. Vaksinimi është metoda më e mirë për t’i bërë ballë kësaj pandemie. Rekomandojmë që të vaksinoheni dhe sugjerojmë që të respektohen të gjitha masat e marra nga institucionet relevante”, ka deklaruar ai.

Videon e plotë mund ta gjei këtu.

Youtube

Arkiva

Kategoritë