Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv janë realizuar 11 mijë e 772 anestezione

Anesteziologët në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv kanë realizuar 11 mijë e 772 anestezione në sallat operative të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë periudhës janar-shtator 2021.

Ata janë përkujdesur edhe për një numër të madh të pacientëve të shtrirë në repartet intensive për trajtim mjekësor, numri i të cilëve brenda kësaj kohe, arriti deri në 4 mijë e 612.

Mes tyre, ishin 356 pacientë që u trajtuan në Mjekimin Intenziv Qendror- COVID-19, gjatë muajve janar-maj dhe gusht-shtator 2021.

Mjekët anesteziologë kanë realizuar, gjithashtu, 45 mijë e 450 vizita specialistike për 9 muaj. /FamiljaJonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë