Fotoja: Ilustrim
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Kamenicë dy vëllezër janë rrahur mes vete, ku njëri prej tyre edhe ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 21:50.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) pasi që të njëjtit, dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme pronësore ishin përfshirë në sulm fizik me njëri-tjetrit. Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në emergjencë në Gjilan”, vijon njoftimi.
Tutje, në njoftim thuhet se në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.