Enj, Pri 9, 2026
Banner Top
Banner Top
PEN u mundëson punë praktike me pagesë 32 të rinjve

Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), në bashkëpunim me institucionet, mediat dhe organizatat e tjera joqeveritare kanë mundësuar punën praktike me pagesë për 32 të rinj nga të gjitha komunat e Kosovës.

Të gjithë të rinjtë praktikant ishin pjesëmarrës në punëtorinë RADAR, që për qëllim ka fuqizimin e të rinjve në fusha të ndryshme.

PEN ka mundësuar që të gjithë këta të rinj të paguhen gjatë tre muajve të punës praktike. Disa nga partnerët me të cilët PEN ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi janë: KEC (OJQ), Young Active Gracanica (OJQ), YAHR (OJQ), Fuqia e Bashkimit Rinor (OJQ), Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën  e Gjilanit, RTV PULS dhe Telegrafi.

Punëtoritë RADAR, janë mbajtur me të rinj nga mosha 16 deri në 24 vjeç nga komuna e Gjilanit dhe Lipjanit në mars të këtij viti.

Youtube

Arkiva

Kategoritë