Shkencëtarët kanë krijuar një test të thjeshtë që mund të zbulojë lehtësisht rrezikun e mundshëm të sulmit në tru
E tëra çfarë ju duhet të bëni është të ngriheni dhe të qëndroni në njërën këmbë, transmeton Telegrafi.
Ky test është treguesi më i mirë i funksionimit të trurit, sepse, sipas tij, çdo person që është i shëndetshëm lehtë mund të qëndrojë për rreth njëzet sekonda dhe të ruajë ekuilibrin.
Sidoqoftë, nëse nuk mund të qëndroni kaq gjatë dhe nuk keni ndonjë problem fizik, duhet të shkoni menjëherë te mjeku.
Në test kanë marrë pjesë 1.300 njerëz me një moshë mesatare 67 vjeç.
Të gjithë duhej të bënin të njëjtën gjë, të qëndronin në njërën këmbë dhe të mbanin ekuilibrin për 20 sekonda.
Pas testit, gjendja e trurit u kontrollua dhe u zbulua se deri në 30 për qind e atyre që kishin një problem ekuilibrimi kishin një problem të trurit, siç ishin kapilarët e trashur.
Testi u aprovua nga shkencëtarët dhe mjekët.