Qe se si të zgjidhni një ananas të shijshëm
Enzimat e ananasit janë të mira për organizmin tonë para dhe pas ngrënies.
Ananasi është një frutë jashtëzakonisht e shëndetshme dhe është i vetmi që mund të hahet edhe pas vaktit, sepse ndryshe nga frutat e tjera, ai ka një enzimë të veçantë që parandalon shfaqjen e “fermentimit” në trup, transmeton Telegrafi.
Bromelaina
Bromelaina bën pjesë në grupin e enzimave protolitike, të cilat kanë aftësinë të tretin proteinat, të zbërthejnë albuminat.
Kjo enzimë në vetvete është shumë efektive kur bëhet fjalë për zbutjen dhe trajtimin e inflamacionit që ndodh në muskujt dhe indet, si dhe kur bëhet fjalë për vetë procesin e tretjes. Ato merren me nxjerrjen nga ananasi (të vendosura në kërcellin e ananasit).
Konsiderohet një hollues shumë efektiv i gjakut (natyrisht, nuk rekomandohet për hemofilikët dhe njerëzit që kanë problem me mëlçinë ose veshkat, sepse stimulon koagulimin e gjakut), si dhe një substancë që ka veti që parandalojnë inflamacionin.

Veprimet e dobishme
– Lehtëson dëmtimet e deformimeve të muskujve dhe dhimbjet shoqëruese
– Lehtëson dhimbjet e artritit
– Lehtëson tretjen
– Lehtëson urthin
– Lehtëson bronkitin kronik
– Zbut simptomat e shkaktuara nga nyejt
Si të zgjidhni ananasin e freskët
Ngjyra: zgjidhni një ananas që ka një ngjyrë të verdhë-kafe, sepse do të thotë se është i pjekur dhe i freskët.












