Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Zjarri përfshinë Zonën Industriale në Shirokë, Muharremaj: Situata është shumë serioze

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se është përfshirë nga zjarri Zona Industriale në Shirokë.

Muharremaj ka thënë se situata është shumë serioze, dhe se të gjitha ekipet e zjarrfikësve janë në teren.

“Situata është serioze nga përfshirja e zjarreve në Zonën Industriale në Shirokë. Të gjitha ekipet e zjarrfikësve janë në teren, e po ashtu kemi kërkuar ndihmë edhe nga Prizreni dhe Mamusha.
Të gjithë ata që mendojnë se mund ta japin ndihmë e tyre i ftoj të na ndihmojnë”, ka shkruar Muharremaj. /Telegrafi/

Youtube

Arkiva

Kategoritë